Aktualitet

Vidhte të moshuarit që shkonin për t’u mjekuar në Urgjencën e Fierit, pranga 62-vjeçarit

2 Shkurt 2019, 11:23 Nga DOSJA
Vidhte të moshuarit që shkonin për t’u mjekuar në

FIER- Policia ka arrestuar një 62-vjeçar, i cili vidhte portofolat e pacientëve që shkonin për ndihmë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të qytetit.

Pas një muaj punë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i Nikollaq Liçit, banues në Kuçovë. 62-vjeçari ishte kthyer në shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Fierit.

Në momentin e arrestimit 62-vjeçarit iu gjetën tre portofolë të vjedhur, ndërkohë që ende vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier

Vidhte portofolat pacientëve që shkonin në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore, policia vë në pranga autorin e dyshuar.

Pas një pune hetimore 1 mujore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili ishte kthyer në një shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N.L, 62 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D, dhe A.Gj.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet fier nikollaq liçi policia e shtetit pranga spitali rajonal i fierit vjedhje fier nikollaq liçi policia e shtetit pranga spitali rajonal i fierit vjedhje

Sondazh

Poll