Aktualitet

I dënuar me 6 vite burg në Gjermani, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

2 Shkurt 2019, 12:03 Nga DOSJA
I dënuar me 6 vite burg në Gjermani, arrestohet në Kapshticë

Një 36 vjeçar i cili ka lindur  në Gjermani dhe banon në Greqi është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës për llogari të drejtësisë gjermane.

Sipas Policisë së Shtetit është arrestuar D. P, 36 vjeç i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata Rajonale Hamburg, për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”.

Po ky shtetas në hyrje të kufirit shqiptar nuk deklaroi disa pajisje elektronike, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana është arrestuar provizorisht shtetasi D. P., 36 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Greqi, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata Rajonale Hamburg, Gjermani, për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”.

Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, këtij shtetasi i janë konstatuar edhe disa pajisje elektronike të cilat ky i fundit nuk i kishte deklaruar në kufi me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Ndaj tij, specialistët e seksionit për Krimin Ekonomik referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për pajisjet e padeklaruara në kufi, si dhe u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim droge gjemani kapshtice arrestim droge gjemani kapshtice

Sondazh

Poll