Aktualitet

Vodhi 800 kg duhan të thatë, arrestohet 28 vjeçari shqiptar në Itali/ EMRI

2 Shkurt 2019, 16:13 Nga DOSJA
Vodhi 800 kg duhan të thatë, arrestohet 28 vjeçari shqiptar

ITALI– Një shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia e vendit fqinj, pasi akuzohet të ketë vjedhur në bashkëpunim një sasi të konsiderueshme duhani. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Macerates.

I arrestuari është 28-vjeçari Fetah Tota, te cilit iu gjet në një furgon një sasi prej 800 kg duhan i thatë. Kjo sasi duhani ishte nxjerrë për tharje nga fermerët në zonën e Merceratës.

Policia italiane ka shoqëruar menjëherë shqiptarin, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të marrjes së dënimit nga drejtësia italiane për veprën penale të kryer.

( a.m/dosja.al )

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet 800 kg duhan arrestim fetah tota itali vjedhje 800 kg duhan arrestim fetah tota itali vjedhje

Sondazh

Poll