Politike

VD-Tensionohet situata! Ndërpritet komisioni, Bushka: Bardhi me kë të flasim? Me murin?

Bushka e fundit kërkoi që të ndërpritej seanca deri në momentin kur do të qetësohej Bardhi. 

1 Korrik 2022, 12:44 Nga A.B
VD-Tensionohet situata! Ndërpritet komisioni, Bushka: Bardhi me kë
Deputetet ne Komision

TIRANË- Është ndërprerë me 5 minuta mbledhja në Këshillin e Mandateve për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte ai i cili nuk la të fliste deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Bushkën. Kjo e fundit kërkoi që të ndërpritej seanca deri në momentin kur do të qetësohej Bardhi. 

REPLIKAT:

Bushka: Më nxorët një hartë e më treguat pronën. Mund ta ndërpresim e të qetësohemi, do verifikojmë detyrat që na ka dhënë Kushtetuta. Unë në korr me zotin Bardhi nuk flas sot

(Bardhi flet)

Nikolla: Pse bëni kokëfortin pa sens? Marrim pyetje e më pas bëni komentet tuaja.

Bushka: Më paraqitët një hartë

Bardhi: Nuk ju dëgjoj fare. Zotëria nuk më dëgjoi

Bushka: Nëse zoti Bardhi që ka bërë kërkesën e nuk më dëgjon, ne me mur do të flasim?

Nikolla: 5 minuta pushim

olta xhaçka

Sondazh

Poll