Politike

VD-Balla: Ka fituar 1 qindarkë Xhaçka? Bardhi: S'do shtrojë shezlonga ministrja, nuk i ka vetëm në monedha

Gazment Bardhi deklaroi se pyetja ishte pa sens pasi jo çdo gjë përkthehet në monedhë. 

1 Korrik 2022, 12:28 Nga A.B
VD-Balla: Ka fituar 1 qindarkë Xhaçka? Bardhi: S'do
Gazment Bardhi, Taulant Balla

TIRANË- Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, u shqyrtua akuza e PD-së, se ministrja Olta Xhaçka ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se ministrja nuk ka fituar asnjë qindarkë, madje pyeti përfaqësuesit e PD-së për këtë gjë. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se pyetja ishte pa sens pasi jo çdo gjë përkthehet në monedhë. 

Taulant Balla: Kemi pasur diskutime e fakte. Pyetja ime është: A ka fituar Xhaçka 1 qindarkë, e nëse e ka fituar në çfarë rruge e ka marrë? Bankë, cash, me check, me kriptovalutë? Me thoni 1 qindarkë?

Gazment Bardhi: Pyetja shumë pa sens. Nuk janë vetëm në monedhë. Zonja, ka përfituar të drejtën e ushtrimit të veprimtarive fitimprurëse. I ka dhënë përdorimin e brigjeve dhe zonës së plazhit për një periudhë 30-vjeçare, është pasuri publike. Se s'besoj se Xhaçka shtron shezlonge dhe i jep falas. Një qytetar që shkon sot e blen bukën paguan TVSH 10%, ndërsa Xhaçka që bën hotele paguan 5%.

gazment bardhi olta xhacka

Sondazh

Poll