Politike

VD-E mësoi shpejt deklaratën e Berishës! Balla-Bardhit: Pusho, se na ka bërë Saliu bashkëpuntorë

Balla i kërkoi Bardhit që të qetësohej e të mos i kundërvihej pasi sipas Berishës, ata të dy janë bashkëpuntorë. 

1 Korrik 2022, 12:34 Nga A.B
VD-E mësoi shpejt deklaratën e Berishës! Balla-Bardhit: Pusho, se
Komisioni

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla përmendi gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur bashkëpuntor me deputetin Gazment Bardhi në masakrën e Elbasanit. Balla i kërkoi Bardhit që të qetësohej e të mos i kundërvihej pasi sipas Berishës, ata të dy janë bashkëpuntorë. 

DEBATET:

Gazment Bardhi: Është duke kryer veprimtari tregtare me një pronë shtetërore. 

Taulant Balla: Përgjigjia e përfaqësuesit ishte e plotë e qartë dhe që na konfirmon faktin se nuk kemi të bëjmë me nenin. Nuk është korrekte, ju thoni çdo gjë unë nuk ju ndërpres. Pyetja lidhet me parashikimin e nenit 70 pika 3. Besoj se në njohuritë tona fitimi është i matshëm me para e kapital. Nuk shkon ashtu.

Lindita Nikolla: Mos ndërhyni. Kur t'ju vijë radha flisni.

Taulant Balla: E shoh që nuk e keni seriozisht, mësohuni me rregullat. Po më ndërpreve dhe një herë mbledhja ndërpritet, se na ka bërë Saliu dhe bashkëpuntorë. 

olta xhacka ilir meta taulant balla

Sondazh

Poll