Politike

VD-Balla: Asnjë qindarkë e vetme nuk ka hyrë në familjen e ministres Xhaçka

Taulant Balla deklaroi se në familjen e ministres Olta Xhaçka nuk ka hyrë asnjë qindarkë e përfituar nga pronat e shtetit. 

1 Korrik 2022, 12:38 Nga A.B

VD-Balla: Asnjë qindarkë e vetme nuk ka hyrë në familjen e

TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Kreu i grupit parlamenatar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në familjen e ministres Olta Xhaçka nuk ka hyrë asnjë qindarkë e përfituar nga pronat e shtetit. 

REPLIKAT:

Lindita Nikolla:Nuk mund të ndërhysh si sufle nga vendi, Bardhi e ke bërë, e ke bërë..

Taulant Balla: Qetësohu, çfarë të ka hyrë? 

Gazment Bardhi: Qetësohu ti

Taulant Balla: O zotëri i dashur...Ai po ndihet i vrarë unë jam (qesh) E shoh sa seriozisht e keni. Po e rimarr, unë ju pyetja e ju thashë sa ka qënë fitimi. Gjykata Kushtetuese ka sanksionuar e kërkuar vlerësimin e përfitimit, sa ka qënë, marrim rastin, 1 nga vendimet, vendimi numër 7, i vitit 2016. Në doktrinën e vet ka përcaktuar sa ka qënë fitimi. Deri në këtë moment, sipas asaj që u dëgjua, nuk ka pasur fitimi, sipas kërkesve fitimi do të ndodhë. Nuk provohet në kërkesë që një qindarkë e vetme të ketë hyrë në familjen e deputetit në fjalë. Dhe kolegët e tjetë do kenë pyetje mirëpo është e qartë në opinionin publik. Unë do të kërkoj kohën e nevojshme për ta elaborur, falenderoj kërkesit që i dhanë përgjigje këtij rasti. Faleminderit zonja kryetare. 

taulant balla olta xhacka

Sondazh

Poll