Politike

VD-Ngjarja e Elbasanit, Berisha s'heq dorë: Papleka i kishte shkuar për Bardhin, jo për të atin. Rama të kërkonte ndihmë nga SHISH

Ai tha se Papleka vrau për Bardhin ndërsa ky i fundit e braktisi dhe nuk ia përmend asnjëherë emrin. Ndërsa për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, Berisha tha se ai di shumë për kryeministrin Edi Rama.

1 Korrik 2022, 12:24 Nga k.m.

 

VD-Ngjarja e Elbasanit, Berisha s'heq dorë: Papleka i kishte shkuar
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me gazetarët në selinë blu u ndal sërish tek ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë. Berisha u shpreh se përgjegjës për vrasjen e ndodhur është Gazment Bardhi dhe Taulant Balla. Ai tha se Papleka vrau për Bardhin ndërsa ky i fundit e braktisi dhe nuk ia përmend asnjëherë emrin. Ndërsa për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, Berisha tha se ai di shumë për kryeministrin Edi Rama.

“Ngjarja e Elbasanit është një nga ngjarjet krimanale më të mëdha në vend. Janë të implikuar disa drejtorë të Policisë. Prokurorë dhe Taulant Balla dhe Gazment Bardhi. Kam një seri statusesh të publikuara në atë kohë. Nuk isha në vendin e ngjarjes, por kuptova se kishim të bënim për një akt kriminal që po kërkohej të mbulohej. Nuk e njihja Arbër Paplekaj, por askush nuk më foli keq për të. Ai e njihte shumë mirë armën. Doli që në anën tjetër të rrugës. Ç'ka shpjegon pse qëlloi Arbër Paplekajn. Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti sepse donin që ta mbyllinin çështjen. Aty mund të kishim pasur katër të vdekur. është një nga ngjarjet më të shëmtuara. Edi Rama duhet të kishte pyetur Policinë. Dakord të gënjen, por duhet të pyeste SHISH. Ai donte votat me gjak. Bardhi nuk flet kurrë, unë grita disa herë çështjen dhe ai heshti. Ai kishte shkuar për Gaz Bardhin, jo për të atin. I them SPAK dhe kreut të SPAK se Alfred Shehu është kriminel dhe bashkëpunëtor i bandës së Elbasanit. Arjan Hoxha ka meritën e madhe, i doli atij. Arjan Hoxha njoftoi Policinë. Akti i parë. U zbardhën gjërat tani. Në bazë të njoftimit të tij shkoi Policia aty. E rrëmbyen tha Grecën, nëse do i merrte nuk do kishte të vravë dhe të plagosur sot. Ata ishin aty. Edi Rama është peng i Ardi Veliut, se di shumë gjëra për Edi Ramën ai. Nuk e shkarkon dot”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

sali berisha sali berisha 1 korrik 2022

Sondazh

Poll