Politike

VD-Çelja e negociatave, Berisha: Nëse ndodh, do ishte frymëzimi i madh për protestën e PD

Sali Berisha tha se megjithatë ishte kundër binjakëzimit të vendeve për t'u anëtarësuar.

1 Korrik 2022, 12:44 Nga k.m.
VD-Çelja e negociatave, Berisha: Nëse ndodh, do ishte frymëzimi
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në takimin me gazetarët ka folur dhe për çeljen e negociatave teksa është shprehur se nëse negociatat do të çeleshin do ishte një frymëzim për potestën e thirrur me datë 7 korrik para Kryeministrisë nga selia e PD. Berisha tha se megjithatë ishte kundër binjakëzimit të vendeve për t'u anëtarësuar.

“Do ishte frymëzimi i madh. PD bën thirrje për hapjen e negociatave. Ndikohet për rrënimi i regjimeve demokratike. Të hapen negociatat me Shqipërinë se nuk është produktiv binjakëzimi. Vendet janë të pavarura, nuk i çifton dot në këtë mënyrë”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

sali berisha sali berisha 1 korrik 2022

Sondazh

Poll