Politike

VD-Pallati i Brigadave me koncension, deklarata e fortë e Berishës: I bëj thirrje oligarkëve që…

Sali Berisha u dha një këshillë dhe ‘oligarkëve’ duke ju thënë që të mos inkriminohen me Edi Ramën.

1 Korrik 2022, 12:38 Nga k.m.
VD-Pallati i Brigadave me koncension, deklarata e fortë e Berishës: I
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha duke folur në konferencën për shtyp me gazetarët nga selia blu ka folur dhe për dhënien me koncension nga qeveria të Pallatit të Brigadave. Në fjalën e tij, Berisha u dha një këshillë dhe ‘oligarkëve’ duke ju thënë që të mos inkriminohen me Edi Ramën.

“A e morët vesh tani që pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave. Eshtë një trashëgimi kulturore shumë e rëndësishme, e inkuadruar me projekt shumë të rëndësishëm, me koperacionin Italian dhe tani Edi Rama ka zgjedhur siç bëri me Butrintin që zgjodhi Kepin e Stillos, po shfrytëzon ndërtesën për të shkatërruar Parkun përreth për të ndërtuar dhe për ta shkatërruar. Pas tyre dalin kullat gradualisht, por Edi Rama nuk do jetë në pushtet. i bëj thirrje oligarkëve “mos e inkriminoni veten me Edi Ramën. Është fatale ajo që bëni, sepse ka ligje në botë, nuk është kusht të filmohesh duke dorëzuar valixhen me euro. Por në qoftë se kryen veprime si i djeshmi që i merr qytetarëve paratë dhe ua jep oligarkëve, kjo quhet valixhe me para.  Ajo ishte një këshillë. Këshilla ka gjithmonë një relativitet të madh. Askush nuk mund të pengohet për të ardhur në protestë. Nëse jap një këshillë në interesin më të mirë të protestës, kjo nuk do të thotë ndalim. Është thjeshtë një këshillë. Po të duan e pranojnë, po të duan nuk e pranojnë. është e thënë që të kapeni me valixhe. Nuk do gëzoni pasuri të vendosur duke paguar Edi Ramën. Këto akte kriminale nuk do të mbeten pa përpgjigje. Prapa një 73-vjeçari del investitori strategjik përtej Vollgës në Durrës. Kam thirrje për ta, tërhiqni mos vidhni me Edi Ramën. është kapur në flagrancë Edi Rama. Nuk i shpëton dot ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

sali berisha sali berisha 1 korrik 2022

Sondazh

Poll