Politike

VD-Legalizimi i kanabisit mjekësor, Berisha kundër: Krim, krim dhe vetëm krim!

Sali Berisha tha se Rama po bën gjithçka për të shkatërruar qenien e shqiptarëve. 

1 Korrik 2022, 12:41 Nga k.m.

VD-Legalizimi i kanabisit mjekësor, Berisha kundër: Krim, krim dhe

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha foli dhe për legalizimnin e kanabisit mjekësor në vend. Berisha shprehu vendimin e tij kundër projektligjit, duke mos i kursyer edhe akuzat për kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama po bën gjithçka për të shkatërruar qenien e shqiptarëve. 

“Legalizimi i kanabisit, Berisha: Krim, krim dhe vetëm krim! Do të thotë të shpallësh veten Escobarin e Europës. Rama e bën në doktrinën e Soros. Ai ka kërkuar që të ndërpritet çdo lloj lufte kundër drograve. Edi Rama në zbatim të kësaj praktike është një damkë e madhe për vendin. Edi Rama po bën gjithçka për të shkatërruar qenien e shqiptarëve”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

sali berisha sali berisha 1 korrik 2022

Sondazh

Poll