Politike

VD-Rikompensimi i materialeve të ndërtimit, Berisha: Akt cinik, Rama i shpërndau me klikën e tij

1 Korrik 2022, 12:15 Nga k.m.
VD-Rikompensimi i materialeve të ndërtimit, Berisha: Akt cinik, Rama i
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës nga selia blu u ndal dhe tek seanca e djeshme parlamentare ku u votua dhe për kompensimin e ndërtuesve për shkak të krizës. Berisha u shpreh se Rama në këtë mënyrë shpërbleu klikën e tij. Kreu i demokratëve e quajti këtë një akt cinik dhe ç'njerëzor.

“Akti i djeshëm në parlament tejkalonte dhe imagjinatën. Dje Edi Rama vendosi me ligj që qindra milonë euro të fituara duke pirë gjakun e qytetarëve me borde shushunja, duke rritur çmimet. Në vend që t'i riktheheshin atyre që vuajnë për kafshartë, atyre që po u falimentojnë bizneset, Edi Rama i shpërndau me klientelën e tij. Ata që kanë fituar tendera me çmimet më maksimale, po marrin bonusin e ri. Nuk ka akt më cinik dhe ç'njerëzor. Pra një dekret qeveritar i pashembullt në histori. Çdo vend në periudhë krize të tillë bën dekrete për të lehtësuar njerëzit në nevojë. Në Shqipëri ndodh e kundërta”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

Sondazh

Poll