Politike

Krimet tek të miturit/ Xhafaj: Mënyra e sjelljes duhet ndryshuar, i lëmë gjurmë në memorie

Xhafaj tha se duhet ndryshuar urgjentisht mënyra se si sillen me të rinjtë pasi reagimet i lënë gjurmë në memorie. 

1 Korrik 2022, 11:52 Nga A.B
Krimet tek të miturit/ Xhafaj: Mënyra e sjelljes duhet ndryshuar, i
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti i Partiës Socialiste, Fatmir Xhafaj vuri theksin te trajtimi i fëmijëve të mitur në procese penale. Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, teksa po diskutohej veprimtaria e institucioneve kryesore të drejtësisë, Xhafaj tha se duhet ndryshuar urgjentisht mënyra se si sillen me të rinjtë pasi reagimet i lënë gjurmë në memorie. 

Marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Prokurorisë së Përgjithshme-KLP-KLGJ e më gjerë paraqiten problematike. Duhet të vëmë theksin tek parandalimi i krimit tek të miturit dhe të rinjtë. I kapin fëmijët me hashash, i fusin në polici me orë të tëra në procese penale. E kuptojmë çfarë po bëjmë, lëmë gjurmë në memorien e tyre, po tek prindërit? Për të ardhmen e tyre. Një pjesë e veprave penale në prokurori sot janë fiktive. Kanë qëllime të tjera prokurorët, deri diku edhe korruptive. Do të doja të forcohet pika që ka të bëj me një sistem të integruar elektronik. Ne sot nuk dimë sa është vlera, nëse s kemi një sistem të unifikuar të të gjithë institucioneve penale, nga policia e në gjykata, nuk mund të flasim për efikasitet, performancë, llogaridhënie e politika serioze në këtë fushë”, tha ai.

fatmir xhafaj

Sondazh

Poll