Politike

VD-Sistemi i drejtësisë, Xhafaj: Ka probleme me menaxhimin e tyre, ka 5 shqetësime në draft

Xhafaj tha se ka ngritur 5 shqetësime që lidhen me transparencën e komunikimit publik, me pavarësinë, me masat për përgjegjsinë dhe llogaridhënien.

1 Korrik 2022, 11:20 Nga A.B
VD-Sistemi i drejtësisë, Xhafaj: Ka probleme me menaxhimin e tyre, ka
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj deklaroi ditën e sotme se në projekt Rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit 2021, ka disa shqetësime. Gjatë fjalës së tij në komisionin e ligjeve, Xhafaj tha se ka ngritur 5 shqetësime që lidhen me transparencën e komunikimit publik, me pavarësinë, me masat për përgjegjsinë dhe llogaridhënien. Ai sygjeroi që drejtuesi i prokurorisë të vlerësojë më mirë performancën e efikasitetit të punës së çdo prokurori. 

DEKLARATA E XHAFAJ:

Sot jemi shumë kërkues për pritshmëritë që kemi me këto institucione. Prtishmëritë që kanë qytetarët ndaj reformës në drejtësi. Kur flasim për sistemin e drejtësisë penale, kjo pritshmëri është shumë më e lartë, akoma më shumë të SPAK dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Jemi në vitin e tretë të funksionit të tyre, ato tashmë janë të garantuara por në praktikë, në mënyrën e veprimtarisë janë larg të të qenurit të pavarura, më ndikim të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Iu kemi dhënë atyre gjithë këtë mbështetja, por duhet t’i orientojmë drejt instrumentave. Duket sikur është Instati i drejtësisë. Duhet që KLP, drejtues i prokurorisë së posaçme duhet të vlerësojmë më mirë performancën e efikasitetit të punës së çdo prokurori dhe cilësinë e hetimeve por dhe menaxhimin e sistemit të drejtësisë penale. Unë mendoj se ka një sërë problematikash qe lidhen me aftësinë e tyre menaxheriale. Kanë një funksion shumë të rëndësishëm, prokurorët e përgjithshëm apo të rretheve për të menaxhuar këto struktura. Problemet lidhen me rolin menaxhues të këtyre strukturave. Dikush mund të jetë prokuror i mirë, por duhen edhe aftësi menaxheriale. Ne nuk mundet të vendosim të njëjtat rekomandime si në vitin e parë, si tani. Rekomandimet tona duhet të reflektohen këtu. Edhe drafi i paraqitur për projekt rezolutën, ne nuk i kërkojmë prokurorisë, ne i rekomandojmë. Ky është përcaktimi që ka bërë kushtetuta dhe ligji. Duhet të ndahemi edhe tek prioritetet e institucionit të prokurorisë. Unë them që ka 5 shqetësime që duhen të pasqyrohen, e para pavarësia, masat për përgjegjësinë dhe llogaridhënien, transparenca komunikimi publik. Këto nuk kanë dalë njëherë para publikut, shumë pak. E katërta marrëdhëniet ndërinstitucionale që është shqetësim. KLP nuk merret vesh me prokurorinë e Përgjithshme. Tjetra është, krimet dhe parandalimi. Zbatimi i kodit të drejtësisë për të miturit”

fatmir xhafaj komisioni i ligjeve 1 korrik 2022

Sondazh

Poll