Politike

VD-Parku fotovoltaik i Karavastasë, Rama: Këtu mbaron tensioni i Braçes, meriton respekt

Gjatë prezantimit të nisjes së punimeve, Rama tha se më tej do të vijojnë investimet për një tjetër park në zonën e Spitallës.

1 Korrik 2022, 10:54 Nga A.B
VD-Parku fotovoltaik i Karavastasë, Rama: Këtu mbaron tensioni i
Edi Rama

TIRANË- Me nisjen e punës së parkut fotovoltaik të Karavastasë, kryeministri Edi Rama deklaroi se merr fund tensioni i Erion Braçes, të cilin e vlerëson për ndhmën që ka dhënë. Gjatë prezantimit të nisjes së punimeve, Rama tha se më tej do të vijojnë investimet për një tjetër park në zonën e Spitallës.

'Më vjen keq që shefi i madh i voltitalias nuk është këtu me ne pasi humbi avionin, nuk kishte ëizzer, meqënëse kemi marrë së fundmi shumë ankesa për vonesa. Janë të gjithë avionët në Europë që vonohen, situata është në kaos të vërtetë. Më e rëndë është se në emër të VolItalia u fol anglisht, kjo tregon se sado që frankofonia të luftojë, anglishtja mbetet e përbashkëta. Më vjen mirë që jemi këtu pasi një pune të gjatë parapërgatitore, për të hyrë në fazën përfundimtare që është ndërtimi. Më vjen mirë që për rastësi dje isha me presidentin e Francës në Madrid, kemi folur për volttalias. Më vjen mirë që këtu mbaron tensioni i Erion Braces për realizimin e kësaj vepre, ai meriton respektin dhe falenderimet për këmbënguljen e tij dhe për kontributin që ka dhënë për të lehtësuar këtë proces. '- u shpreh Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll