Politike

VD-Parku i Karavastasë/ Balluku: Përfundon në 2023, marrim për 15 vite 70 mWh për rreth 25 euro

Balluku deklaroi se qeveria do të marrë për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro.

1 Korrik 2022, 11:13 Nga A.B
VD-Parku i Karavastasë/ Balluku: Përfundon në 2023, marrim
Belinda Balluku

TIRANË- Ka nisur puna për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se ky është parku më i madh në Ballkan me 140 megavat në orë. Sipas saj, parku do të jetë në funksion në mesin e vitit 2023. Po ashtu, Balluku deklaroi se qeveria do të marrë për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro.

'Është parku më i madh fotovoltaik në Ballkan me 140 megavat orë. Kjo ditë merr rëndësi më të madhe. Energjia që ne prodhojmë mbulon vetëm 70% të nevojave që ka vendi për konsum. Parashikimet për rritjet për çmimin e energjisë së importuar, janë hedhur poshtë pasi pritej që një megavat të ishte 250-260 euro, por ka arritur në 340 euro. Voltalia është një nga kompanitë e prodhimit energjetik, që ka zgjedhur Shqipërinë për të investuar. Energjia e prodhuar prej këtij parku do të jetë 24.89 euro për megavat orë. Në mesin e vitit 2023 kur parku do jetë në funksionim ne do të marrim për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro. Këtu po nis investimi prej 100 milionë eurosh për ti dhënë një frymëmarrje sistemit energjetik.'- deklaroi Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll