Politike

VD-Ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë, Rama: Do kemi së shpejti lajme të tjera

Rama deklaroi dhe një herë se shteti nuk i ka rritur çmimet e energjisë elektrike. 

1 Korrik 2022, 10:59 Nga A.B
VD-Ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë, Rama: Do kemi
Edi Rama

TIRANË- Në prezantimin e nisjes së punimeve të parkut fotovoltaik të Karavastasë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në ditët e ardhshme do të ketë dhe lajme të tjera. Gjatë fjalimit të tij, Rama deklaroi dhe një herë se shteti nuk i ka rritur çmimet e energjisë elektrike. 

'E çmojmë korrektesën e seriozitetin e tyre për të vazhduar në këtë situatë sfiduese. Dua të them se cmimi i energjisë për Europën e botën në tërësi bëhet problem ndërkohë që projeksionet e rritjes së cmimit bëhen të frikshme. Norma e inflacionit që është sot problemi kryesor i të gjitha qeverive në Shqipëri është ndjeshëm më e ulëta në Rajon. Me të gjithë vëmendjen, kë do qoftë që ka nevojë për mbështetje, kush nuk ka në këtë fazë kaq delikate në ekonominë e të gjithë botës. Askush të mos harrojë se ka 2 të dhëna të rëndëisishme për të kuptuar situtatën në të cilën ndodhemi. E para energjia. Nga ana tjetër të mos harrojmë, për taksat më të ulëta. Ne nuk heqim dorë nga vizioni ynë, për ta transformuar këtë vend në një vend të pavarur, ne nuk jemi ende nga pikëpamja energjitike, se edhe kur shirat arrijnë intensitetin e tyre më të lartë nuk i mbulojmë 100% të nevojave. Kur vitet janë si 3 vitet e fundit bëhet e madhe, duke mos rritur as çmimin për konsumatorët futemi me volume të konsiderueshme. Jo më larg se mbrëmë firmosëm një marrëveshje me gazin e Spanjës. Nëse të gjitha gjërat do të shkojnë siç duken, do të jetë frymëmarrje e jashtëzakonshme, do të jetë dalja në një nivel tjetër e Shqipërisë. Dua të falenderoj kompaninë, nuk ka ardhur për të bërë bamirësi por të për fituar. Kompania e ka treguar se etikën e lartë nuk e ka thjesht parim për të qënë në themelimin e vet po e ka mënyrë të të punuarit, është mësim dhe për kompanitë shqiptare në radhë të parë. Së shpejti do të kemi të tjera të reja të bukura nga ky sektor. Po përballoni me sukses gjithë këtë të nxehtë që e ka kjo pikë, këtu është një nga pikat me rrezatimin më të madh në rajon. Kjo hap faqe të re për rajonin tonë. '- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll