Politike

Ndërhyrjet në drejtësi/ Alibeaj: Nuk i shpëtove as ti tundimit. Majko: E kemi kaluar pak cakun

Pandeli Majko deklaroi se është i vetëdijshëm që është kaluar pak caku, por sipas tij, nuk mund të akuzohet qeveria pse bën deklarata.

1 Korrik 2022, 11:58 Nga A.B
Ndërhyrjet në drejtësi/ Alibeaj: Nuk i shpëtove as ti
Komision

TIRANË- Ditën e sotme, në komisionin e Ligjeve u diskutua për veprimtarinë e SPAK. Kjo u shoqërua me debate mes deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj, dhe deputetit socialist, Pandeli Majko. 

Alibeaj u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kanë ndërhyrë duke shtuar se edhe Majko ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë duke mos i shpëtuar dot tundimit. Ky i fundit deklaroi se është i vetëdijshëm që është kaluar pak caku, por sipas tij, nuk mund të akuzohet qeveria pse bën deklarata.

DEBATI:

Enkelejd AlibeajËshtë e qartë që pastrimi i parave është ndër gangrenat më të mëdha që ky vend ka. Ndaj do duhet t’i përcillet SPAK, sepse pastrimi i parave i ngritur në piedestal, pra i kryer nga krimi i organizuar, është një gjë faktike tashmë. Ndaj dhe kjo gjë do duhet hetuar nga SPAK. Inceneratorët, cështja Beccheti, koncesionet në shëndetësi, duhet të hetohen nga SPAK.

Duhet ndalur ndërhyrja e politikës te sistemi i drejtësisë, si Rama, ministri i drejtësisë, dhe fatkeqësisht nuk i shpëtoi tundimit të ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë edhe Majko. Duhet ndaluar me forcë kjo ndërhyrje. Unë e di që drejtësia nuk ka gojë të flasë e të bëjë replikë me politikën, por në situata të tilla, të paktën njëherë në vit, kur ata vijnë e raportojnë, t’ua krijojmë ne mundësinë, që sa herë goditen drejtpërdrejtë apo dikush do t’i udhëzojë si të kryejnë detyrën, ata të kenë të drejtën që publikisht të reagojnë. Do të hiqte cfarëdolloj pështjellimi, që do t’i shqetësonte në punën e tyre. Unë besoj se do t’i dalin për zot punës, nëse do të përgjigjen, në të kundërt rreziku do të jetë i madh, ku do të krijohet përshtypja që presioni i kryeministrit e ka bërë punën dhe ata heshtin.

Pandeli Majko: I vlerësoj gjitha propozimet e kolegut. I kërkoj t’i cojë me shkrim pranë Sekretarisë. Por i lutem të shikojë dhe raportin e Kuvendit në strukturën e drejtësisë. Nuk është më ajo marrëdhënie që kemi pasur, është krejt tjetër. Edhe unë vetë jam i vetëdijshëm që e kemi kaluar pak cakun. Për të bërë rekomandime, që të akuzohet qeveria, kryeministri apo ministri i Drejtësisë, mendoj se do keni mirëkuptimin maksimal që nuk mund të detyroni një mazhorancë të shprehet, megjithatë keni të drejtën tuaj të bëni propozime. Deri më sot nuk ekzistojnë eksperienca të tilla.

komisioni i ligjeve 1 korrik 2022

Sondazh

Poll