Politike

VD-Berisha e nis me të qeshura: Ramën e kapi tmerri i protestës, konfrerencë shtypi në të njëjtën orë me ne

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Ramës i ishte futur frika nga ai. 

1 Korrik 2022, 12:06 Nga k.m.
VD-Berisha e nis me të qeshura: Ramën e kapi tmerri i protestës,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ishte frikësuar nga protesta e 7 korrikut, ndaj dhe sot kishte njoftuar konferencë për shtyp në një orar me të. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Ramës i ishte futur frika nga ai. 

"Tmerri i protestës e ka detyruar që të shpallë Sali dipendencën. Ka caktuar konfrerencë shtypi në të njëjtën orë me ne. Sytë dhe zemra e qytetarëve janë tek protesta mbarëpopullore. Unë jam këtu për të drejtuar thirrjen në emër të frontit. Me datën 7 korrik në 7 të darkës do të mblidhemi në protestën më të fuqishme që vendi ka njohur. Motivet janë të jashtëzakonshme. Kurrë ndonjëherë orët e harxhuara në një protestë nuk kanë patur një mision më të madh se kjo protestë,"-tha Berisha

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

sali berisha sali berisha 1 korrik 2022

Sondazh

Poll