Politike

Protesta e PD, ish-pronari i tokave: Jam autokton, na ka zbatuar pasurinë qeveria

Arjan Maniku foli nga selia blu ku ju bëri thirrje qytetarëve të protestojnë. Ai u shpreh se si ish pronar akoma nuk ik marrë tokat për të cilatr thotë se janë kthyer në dosje të vdekura në sirtyarert  e qeverisë.

1 Korrik 2022, 11:28 Nga e.k
Protesta e PD, ish-pronari i tokave: Jam autokton, na ka zbatuar pasurinë
Arjan Maniku

TIRANË- Protesta e thirrur nga opozita me datë 7 korrik duket se do të bëjë bashkë shumë qytetarë shqiptarë. Sot, ish-pronari i tokave, Arjan Maniku foli nga selia blu ku iu bëri thirrje qytetarëve të protestojnë. Ai u shpreh se si ish-pronar akoma nuk i ka marrë tokat për të cilat thotë se janë kthyer në dosje të vdekura në sirtaret e qeverisë.

Fjala e tij nga selia e Partisë Demokratike:

PD hap selinë dhe foltoren për shqiptarët, Arjan Maniku, nga familje autoktone tiranase: Pronat e familjes sonë janë zaptuar ose janë kthyer në dosje të vdekura në sirtaret qeveritare. Protestoj bashkë me familjen time në 7 korrik. Unë jam Arjan Meniku, 52 vjeç, nga një familje autoktone tironsish. Dal e flas sot nga kjo seli, në vend të babës tim. Ai më la trashëgim pronat, por edhe barrën e kthimit të tyre të zotit, pra familjes sonë.  Për këtë unë do të protestoj më 7 korrik.

Do të jem në shesh edhe për djalin tim që ka emigruar në Gjermani. Nuk dua që pas shumë vitesh, kur unë të mos jem, ai të jetë sërish duke kërkuar kthimin e pronave të Menikëve. Pronat e familjes sonë janë zaptuar ose janë kthyer në dosje të vdekme në sirtaret qeveritare. Prej 8 vitesh ka një VKM për vlerën e kompensimit, por nuk kemi marrë asnjë grosh.

Gjithë këtë odiese mund ta ilustroj me fjalët që i kam thënë vajzës së Llambi Gegpriftit, që u emërua kryetare e Agjensisë së Kompensimit të Pronave: “si të pres pronat nga ti, kur baba jot m’i mori”. Ne pronarët jemi shtresë e nëpërkëmbur dhe e rrezikuar e shoqërisë. Kur një person i vetëm është në rrezik e gjithë Shqipëria është në rrezik. Ju bëj thirrje pronarëve t’i bashkohen Frontit të Shpëtimit Kombëtar dhe PARTISË Demokratike më 7 korrik.

Nisma për të hapur partinë u prezantua dje nga Partia Demokratike përpara zhvillimit të protestës së parë që nga momenti që drejtimin e Partisë e mori kryetari Sali Berisha. Më 7 korrik PD ka njoftuar një protestë nën sloganin "Shqipëria në rrezik", ku në fokus është rritja e çmimeve. Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë.

partia demokratike arjan maniku protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll