Politike

Pas betimit kryebashkiaku i Kavajës shkon në zyrë, Krali: Nga sot nis punën në terren, Sakja i mirëpritur vetëm si qyteta

30 Korrik 2019, 18:08 Nga DOSJA
Pas betimit kryebashkiaku i Kavajës shkon në zyrë, Krali: Nga sot

KAVAJË- Kreu i ri i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali ka shkuar në zyrë pas betimit në Prefekturë.

Në një dalje për mediet, Krali theksoi se për të ka filluar puna, që pas vajtjes në ambientet e bashkisë. Teksa u pyet se çfarë do të ndodhë nëse nesër do të gjejë në zyrë ish-kreun e Bashkisë, Isa Sakja, Krali  u shpreh se ai e ka derën e hapur, por, vetëm si qytetar.

Nga ky moment fillon puna e Bashkisë. Kryebashkiaku i vjetër nuk ka të drejtë ligjore, derën e ka të hapur, por si qytetar. Mua sot më duhet zyra, nesër më duhet terreni se unë do të jem në punë. Çfarë do ndodhë nëse Isa Sakja do të vijë nesër në zyrë? Ligji flet, kam vendim gjykate”, u shpreh Krali.

Një ditë më parë u betuan edhe 3 kryebashkiakë të tjerë. Armando Subashi ka marrë konfirmimin nga këshilli Bashkiak dhe për mandatin e dytë. Erion Isai me Spiropalin në krah ka nisur punën në Bashkinë e Kolonjës. Gjon Gjonaj në Pukë është futur në zyrë dhe ka thënë se do të mësojë nga gabimet e katër viteve të shkuara. Pak ditë më parë është betuar dhe kreu i ri i Bashkisë Devoll, që ishte prova e parë e PD, për moslejimin e kryetarit të ri të shkonte në zyrë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia kavajë betimi i kryebashkiakeve te rinj isa sakja konstituimi i bashkisë kavajë redjan krali bashkia kavajë betimi i kryebashkiakeve te rinj isa sakja konstituimi i bashkisë kavajë redjan krali

Sondazh

Poll