Politike

Basha nga Pogradeci: Bizneset e vogla goditen me taksa të larta, miqtë e qeverisë gëzojnë ligje speciale

30 Korrik 2019, 15:16 Nga DOSJA
Basha nga Pogradeci: Bizneset e vogla goditen me taksa të larta, miqtë

POGRADEC- Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se dërgimi i policisë në dyert e biznesit është akt kriminal, njësoj si çdo politikë fiskale dhe ekonomike që ka ndërmarrë kjo qeveri.

Gjatë një takimi në Pogradec, zoti Basha foli për krizën e mbledhjes së të ardhurave nga qeveria si një sëmundje e përkeqësuar dukshëm pas vitit 2014. Kreu i opozitës tha se taksat e rritura dhe favorizmi i paligjshëm i klientëve te Ramës janë dy nga faktorët kryesorë që kanë penalizuar biznesin.

“Ndërsa  bizneset e vogla dhe të ndershme goditen me policë dhe me taksa të larta, miqtë e qeverisë, klientët e saj dhe oligarkët e Ramës gëzojnë ligje speciale për ulje taksash.”- u shpreh Basha, i cili renditi 3 pasojat më të rënda për ekononinë e shqiptarëve.

“Kryeministri që përdor policinë për të grabitur zgjedhjet e për të mbajtur pushtetin, që e dërgon në dyert e biznesit, që policinë e ka kthyer në kompani private nën shërbimin e tij personal, nuk e ka jetën politike te gjatë. Fundi i këtij shteti policor është i afërt dhe është zotimi im si kryetar i Partise Demokratike për të hequr kërbaçin nga biznesi e për të rikthyer konkurencën e lirë.”-tha Basha.

Lideri i opozitës u kërkoi demokratëve në të gjithë Shqipërinë të informojnë qytetarët për 3 shtyllat kryesore të  platformës probiznes të Partisë Demokratike.

Kryedemokrati Basha tha se PD beson tek tregu i lirë, tek shpirti sipërmarrës dhe se, bashkë me qytetarët, do të punojmë së bashku për një Shqipëri të begatë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne pogradec edi rama lulzim basha taksa ndaj biznesit basha ne pogradec edi rama lulzim basha taksa ndaj biznesit

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 12:38

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot, ku tha se ka nevojë për ndihmë Ilir Meta. Meta tha se e fal...