Politike

“Teatri do shembet, kam firmosur për 4 kulla”, Rama ‘rreshtore’ këshilltarëve të Tiranës: Angazhim në komunitet

30 Korrik 2019, 17:03 Nga DOSJA
“Teatri do shembet, kam firmosur për 4 kulla”, Rama

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama, ka dhënë mbështetjen e plotë për Erion Veliajn, teksa ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës. Rama para betimit të Veliajt ka mbajtur një fjalë të gjatë, ku herë foli si Kryeminsitër e herë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, bëri bilancin e katër viteve të shkuara dhe tregoi sifidat për katër vitet që do vijnë.

Numri një i qeverisë, në nisje të fjalës së tij u ka bërë të qartë këshilltarëve të ri të bashkisë, se nuk janë aty vetëm për të marrë pjesë në mbledhje, por dhe për angazhim në komunitet. Ai u tha se të gjithë duhet të njohin me pëllëmbë zonën nga janë zgjedhur.

Më tej Rama foli për oligarkët, duke i “mbrojtur” dhe sulmoi opozitën. Ai u shpreh se Veliaj ka rritur taksën ndaj oligarkëve, dhe ka dhënë më pak leje ndërtimi se Lulzim Basha. Kryeminsitri më tej foli dhe për kohën e tij në Bashki, ku tha se  ai ka firmosur lejen vetëm për 4 kulla, 2 që janë funksionale dhe 2 të tjera në ndërtim e sipër.

Një pjesë e fjalës ishte dhe për Teatrin Kombëtar, ku u shpreh i qartë se godina do shembet dhe aty do të dnërtohet një tjetër ndërtesë moderne. Rama tha se godina e Teatrit Kombëtar është një ngrehin që nuk ka asnjë vlerë.

Në fund të gjithëve u tha që mandatin ta shikojnë në shërbim të popullit dhe të jenë të përkushtuar sa më shumë, duke dëgjuar problemet e qytetarëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj konstituohet keshilli bashkiak i tiranes rama mbeshtet veliajn edi rama erion veliaj konstituohet keshilli bashkiak i tiranes rama mbeshtet veliajn

Sondazh

Poll