Politike

“Dako ‘non grata’ në SHBA”, Basha: Lajm i mirë, ai është pjesë e krimit të organizuar

30 Korrik 2019, 17:14 Nga DOSJA
“Dako ‘non grata’ në SHBA”, Basha: Lajm i

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se SHBA ka shpallur “non grata” ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se ky është një lajm i mirë, por një lajm i keq për të është se Dako nuk është prapa hekurave.

Më tej numri një i opozitës tha se  Dako “nuk është thjesht një politikan i korruptuar, por dhe pjesë e krimit të organizuar”.

REAGIM I PLOTË

Është lajm i mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.” Është lajm i keq që Vangjush Dako nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni.

Vangjush Dako nuk është vetëm një politikan i korruptuar. Ai është pjesë e krimit te organizuar, në bashkëpunim me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Si shpërblim, Vamgjush Dako i dorëzoi krimit të organizuar kontrollin ekonomik dhe politik të Bashkisë së Durrësit.

Është lajm i keq që Vangjush Dako ka si mburojë paprekshmërie nga drejtësia kryeministrin e vendit, Edi Rama. Veprat e mëdha të korrupsionit janë bërë nën mbrojtjen, me dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës. Është Edi Rama ai që e mbron Vangjush Dakon apo siç e quajnë miqtë e tij, bankomatin personal të parave të pista të Edi Ramës.

Përpara ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama zgjodhi gjithmonë Dakon, edhe kur gazeta gjermane BILD tregoi bashkëpunimin direkt me krimin e organizuar për të blerë zgjedhjet në 2017. Edi Rama i mbron kriminelët e tij, brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin.

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët vjedh çdo ditë shqiptarët.

Vangjush Dako, kryetari në ikje i Bashkisë Durrës, nuk do të ketë më mundësi të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është lajmi që bëhet publik nga “Zëri i Amerikës”, ku thuhet se vendimi për Dakon, përfshin edhe anëtarët e familjes së tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha sulmon dakon lulzim basha vangjush dako vangjuzsh dako non grata ne shba basha sulmon dakon lulzim basha vangjush dako vangjuzsh dako non grata ne shba

Sondazh

Poll