Politike

Rama flet për kullat në Tiranë: Më akuzoni kot, kam firmosur vetëm për 4

30 Korrik 2019, 16:31 Nga DOSJA
Rama flet për kullat në Tiranë: Më akuzoni kot, kam firmosur

TIRANË- Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e betimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij Rama ka folur dhe për ndërtimin e kullave në Tiranë. Shefi i Qeverisë foli dhe për oligarkët duke ‘i mbrojtur’, pasi tha “se ata të shkretët nuk janë ashtu siç quhen”.

Në vitin 2014 Lulzim Basha dha 680 mijë metra katrorë ndërtim, bashkia arkëtoi 11 milionë euro.. Në 2018-ën Erion Veliaj firmosi 550 mijë metra katrorë, dhe bashkia arkëtoi 52 milionë euro. . Ky krahasim flet vetë.  Duke i taksuar më shumë të pasurit janë dhënë 1 mijë kredi të buta për strehim. 830 bonuese qiraje krahasuar me 89, pra 10 herë më shumë sesa në 4-vjeçarin e tyre.

120 banesa për romët -0 në 4-vjeçarin e Bashës. Sa për Kullat ja t’i numërojmë. Janë kulla të ngritura me baltë shpifje, saqë meraku mos shpifjet kthehen në kulla nuk është e aspak e pavend. Kulla si bukë, PPP si djathë. Unë numëroj vetëm 2 kulla, Plazën dhe Kulla në ndërtim, 2 kulla e stadiumit dhe ajo te banka e Shqipërisë, 4 kulla dhe 4 miliardë llafe për kullëzimin apokaliptik të Tiranës. 880 mijë m2 në vetëm 85 leje, ndërsa Veliaj, 130 m2 më pak për 100 leje ndërtimi më shumë”, u shpreh Kryeministri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kullat ne tirane ndertimet ne tirane rama mbron veten edi rama kullat ne tirane ndertimet ne tirane rama mbron veten

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 12:38

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot, ku tha se ka nevojë për ndihmë Ilir Meta. Meta tha se e fal...