Politike

“Kemi dy katunarë këtu”, Veliaj batuta para Këshillit bashkiak: Sjell lajme nga fshati

30 Korrik 2019, 17:21 Nga DOSJA
“Kemi dy katunarë këtu”, Veliaj batuta para Këshillit

TIRANË- Gjatë ceremonisë së betimit të Erion Veliajt, si kryebashkiak i Tiranës edhe për 4 vitet e ardhshme nuk munguan as batutat para Këshillit të ri bashkiak.

Toni Gogu, i cili u zgjodh kryetari i ri i këshillit bashkiak të Tiranës është nga Peza, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili jeton në Surrel.

Në fjalën  së tij falenderuese, Veliaj i quajti të dy katunarë, nisur nga fakti që kryeministri Edi Rama jeton në periferi të Tiranës, në Surrel, ku deklaroi se Bashkia do të kthejë edhe më shumë sytë nga fshati për investime në infrastrukturë.

Një katunar nga Peza, Toni Gogu…Kemi dy katunar këtu tani që (Rama) është tranferuar atje dhe na sjell përditë lajme nga fshati. Duhet të përmirësojmë vendimarrjen ndaj fshatit, përfaqësimin 50 me 50 të vajzave dhe grave. Kemi një përfaqësim dinjitoz nga fshati, dhe disa nisma konkrete përtej gjelave të baldushkut: Tregu publik i shumicës në Farkë!”, tha Veliaj.

Edi Rama ka marrë pjesë në konstituimit të Këshillit të Bashkisë së Tiranës. Rama tha se këshiltarët e rinj duhet të njohin terrenin. Numri një i qeverisë u shpreh se ky mandat duhet të jetë për Shqipërinë dhe jo për të majtën. Kryeministri tha se Teatri do të shembet. Rama foli dhe për kullat, ku tha se PD ka dhënë më shumë leje ndërtimi se Veliaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erjon veliaj konstituohet keshilli bashkiak i tiranes edi rama erjon veliaj konstituohet keshilli bashkiak i tiranes

Sondazh

Poll