Politike

Veliaj betohet para Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës: Jam dashuruar me punën

30 Korrik 2019, 16:02 Nga DOSJA
Veliaj betohet para Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës: Jam

TIRANË– Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri. 61 këshilltarët e zgjedhur në 30 qershor janë betuar sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetar i tij u zgjodh zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu.  Ai u propozua nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, i cili vlerësoi formimin e Toni Gogut. 

“Duke mbështetur maksimalisht propozimin e drejtuesit të grupit të Partisë Socialiste, për kandidaturën e zotit Toni Gogu, si kryetar i ri i këshillit të bashkisë së Tiranës, më lejoni të vlerësoj se zoti Gogu përcjell cilësi shumë të mira qytetare dhe profesionale për këtë detyrë. Me një eksperiencë shumë të vlerësueshme për nga përkushtimi dhe korrektesa, ai ka drejtuar një organizatë të rëndësishme ndërkombëtare si Word Vizion për Shqipërinë dhe Kosovën. Po kaq pozitive do të vlerësoja edhe punën e tij në sistemin e drejtësisë, duke lënë gjurmë të posaçme gjatë veprimtarisë së tij deri në detyrën e zv. ministrit të drejtësisë së fundmi”, tha Aldrin Dalipi.

Më pas këshilli ka vijuar me procedurën e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Këshillit Bashkiak, ku në detyrën e nënkryetarëve u zgjodhën Vjollca Braho dhe Luan Bregasi. Mbledhja vijoi me fjalën e Edi Ramës, e më pas u betua dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Veliaj në fjalën e tij tha se ishte shumë i nderuar që i kanë besuar këtë post, pasi tashmë ai është dashuruar me punën e tij. “Kam rënë në dashuri me Bashkië, nostalgjia e një vendin që ke kaluar me përkushtim ditë të tëra, sot jam dysfish i nderuar për besimin që mu dha nga PS dhe nga qytetarët e Tiranës, dhe e kuptoj edhe Edi Ramën kur ma ka dhënë detyrën se sa të vështirë e ka pasur”, tha Veliaj teksa premtoi se nuk do të zhgënjejë asnjë nga personat që e votuan, por edhe më tej. “Betohem që do të bëj më të mirën për Tiranën e shekullit të ri”, – tha ai.

Edi Rama ka marrë pjesë në konstituimit të Këshillit të Bashkisë së Tiranës. Rama tha se këshiltarët e rinj duhet të njohin terrenin. Numri një i qeverisë u shpreh se ky mandat duhet të jetë për Shqipërinë dhe jo për të majtën. Kryeministri tha se Teatri do të shembet. Rama foli dhe për kullat, ku tha se PD ka dhënë më shumë leje ndërtimi se Veliaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e tiranes erjon veliaj konstituohet keshilli bashkiak i tiranes mandatet e kerybashkiakeve te rinj bashkia e tiranes erjon veliaj konstituohet keshilli bashkiak i tiranes mandatet e kerybashkiakeve te rinj

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 12:38

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot, ku tha se ka nevojë për ndihmë Ilir Meta. Meta tha se e fal...