Politike

Rama mbështet Veliajn para betimit: Mos e gjykoni opozitën nga numrat, rrisni angazhimin në komunitet

30 Korrik 2019, 16:16 Nga DOSJA
Rama mbështet Veliajn para betimit: Mos e gjykoni opozitën nga numrat,

TIRANË- Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e betimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Rama u tha këshilltarëve të rinj se ata duhet ë shikojnë 30 qershorin si një votë që u dha për Shqipërinë dhe jo për të majtën.

Rama më tej u drejtua këshilltarëve të rinj, duke thënë se ata duhet të respektojnë opozitën sado e vogël që është ajo në Bashki.

Në vitin 2014 Lulzim Basha dha 680 mijë metra katrorë ndërtim, bashkia arkëtoi 11 milionë euro.. Në 2018-ën Erion Veliaj firmosi 550 mijë metra katrorë, dhe bashkia arkëtoi 52 milionë euro. . Ky krahasim flet vetë.  Duke i taksuar më shumë të pasurit janë dhënë 1 mijë kredi të buta për strehim. 830 bonuese qiraje krahasuar me 89, pra 10 herë më shumë sesa në 4-vjeçarin e tyre.

120 banesa për romët -0 në 4-vjeçarin e Bashës. Sa për Kullat ja t’i numërojmë. Janë kulla të ngritura me baltë shpifje, saqë meraku mos shpifjet kthehen në kulla nuk është e aspak e pavend. Kulla si bukë, PPP si djathë. Unë numëroj vetëm 2 kulla, Plazën dhe Kulla në ndërtim, 2 kulla e stadiumit dhe ajo te banka e Shqipërisë, 4 kulla dhe 4 miliardë llafe për kullëzimin apokaliptik të Tiranës. 880 mijë m2 në vetëm 85 leje, ndërsa Veliaj, 130 m2 më pak për 100 leje ndërtimi më shumë”, u shpreh Kryeministri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betohet erion veliaj edi rama konstituohet keshilli bashkiak i tiranes rama mbeshtet veliajn betohet erion veliaj edi rama konstituohet keshilli bashkiak i tiranes rama mbeshtet veliajn

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 12:38

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot, ku tha se ka nevojë për ndihmë Ilir Meta. Meta tha se e fal...