Politike

“30 qershori”, konstituohen dhe 3 bashki të tjera, Subashi, Gjonaj e Isai marrin çelësat e zyrës

Janë betuar dhe 3 kryebashkiak të tjerë. Armando Subashi ka marrë konfirmimin nga këshilli Bashkiak dhe për mandatin e dytë. Erion Isai me Spiropalin në krah ka nisur punën në Bashkinë e Kolonjës. Gjon Gjonaj në Pukë është futur në zyrë dhe ka thënë se do të mësojë nga gabimet e katër viteve të shkuara
Featured image of article: “30 qershori”, konstituohen dhe 3 bashki të tjera, Subashi, Gjonaj e Isai marrin çelësat e zyrës Gjon Gjonaj, Armando Subashi dhe Erion Isai

Maratonës së 30 qershorit duket se po i vjen fundit. Sot janë konstituar dhe tre Këshilla Bashkiak si dhe janë betuar dhe kryetarët e këtyre bashkive. Erion Isai në Kolonjë, Armando Subashi në Fier dhe  Gjon Gjonaj në Pukë janë 3 qytetarët e parë të qyteteve që do qeverisin për katër vitet e ardhshme.

Mes tensioneve dhe mbështetjes se politikës së Tiranës tre kryebashkiakët e rinj, janë betuar para Këshillit duke thënë se do të punojnë për qytetit. Isali në Kolonjë u shpreh se betimi i sotëm është një privilegji i detyrës dhe ai me thirrjen e krenarisë e të qenit kolonjar do të punojë për të ndërtuar një qytet sa më të mirë.

Ndërkohë Gjon Gjonaj që ka marrë këtë detyrë për herë të parë tha se  ai do të mësonte nga ato që nuk ishin bërë mirë nga katër vitet e shkaura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e premte ishte dhe prova e parë e zjarrit për Partinë Demokratike, pasi i sapozgjedhuri në krye të Bashksië së Devollit, kandidati socialist po vijon punën në zyrën e tij. Dhe pse ishte premtuar se nuk do të lirohej zyra nga kryebashkiaku demokrat, kjo gjë nuk ka ndodhur. Në këtë bashki dhe sot dita e punës e qytetarit të parë u shoqërua me tensione, pasi PD protestoi para godinës së bashksië.

(A.B. Dosja.al)

  • 16:20

    Mbështetje maksimale nga Peleshi dhe Spiropali, betohet Erion Isai, aktori: Privilegj!

    Një tjetër socialist është betuar në krye të Bashkisë. Bëhet fjalë për aktorin e humorit Erion Isain, i cili u betua gjatë ditës së sotme.

    Së bashku me betimin e tij u bë edhe konstituimi i Këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. 

    Betimi i Erion Isait

    “Privilegji i detyrës, me thirrjen e krenarisë e të qenit kolonjar,”-është shprehur Isai në rrjetet e tij sociale pas marrjes së detyrës së re. 

    Në mbështetje të tij ditën e sotme ishin edhe ministrja Elisa Spiropali dhe ish-zv.kryeministri Niko Peleshi. 

  • 15:50

    Konstituohet Këshilli Bashkiak i Fierit, Armand Subashi betohet për mandatin e dytë

    Pas Pukës, është konstituar sot Këshilli i ri i Bashkisë Fier pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.Këshilli i ri i Bashkisë Fier ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij, ku kanë marrë mandatet 51 këshilltare , nga të cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS , 2 anëtar nga Demokraciale Sociale dhe 1 këshilltar nga Partia Social Demokrate.

    Betimi i Armando Subashit

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Fier, është zgjedhur nëpërmjet votimit Kreu i ri i këshillit të bashkisë Fier, Vangjel Ndreko, si dhe sekretarët. Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe Kryebashkiaku i Fierit për një mandat të dytë Armando Subashi. 

    Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të Këshillit me gati 10 anëtarë me shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë Këshilli i Bashkisë Fier, sot janë 51 anëtarë.

    Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të këshillit të bashkisë Fier, kanë qenë edhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci si, dhe deputetët e PS të qarkut Fier.

  • 14:30

    Betohet kryetari i bashkisë së Pukës, Gjonaj: Qyteti ynë qëndron mbi interesat politike

    Konstituohet Këshilli Bashkiak i Pukës. Kryetari i këshillit bashkiak zgjidhet me vote unanime Enver Sulejmani, ndërsa Nënkryetar, Edmond Gjoka. Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj tha se Puka qëndron mbi interesat politike dhe se nuk të merremi me pengmarrësit e kushtetutës.

    Gjon Gjonaj

    Të mesojme nga ajo qe nuk bem mire kater vitet e shkuara. Koha te shtrimë doren e bashkepunimit per te miren e Pukës. Duhet kuptuar se Puka eshte mbi i teresat politike. Nuk eshte koha të meremi me pengmarresit e kushtetutes”, tha Gjon Gjonaj.

    Të pranishëm në mbledhjen e konstituimit ishin: deputeti Luan Harusha, Prefekti Çesk Midhja, drejtuesi politik i PS në Shkodër, Valdrin Pjetri.

Shto Koment