Politike

Berisha: Koalicioni i sotëm me Metën, si nata me ditën nga ai i 2009

Kreu i PD-së tha se askujt nuk i është bërë një presion, sado i vogël qoftë ai, që ta detyrojë të bashkohet me Foltoren.

30 Qershor 2022, 23:48 Nga F.M
Berisha: Koalicioni i sotëm me Metën, si nata me ditën nga ai i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se një koalicion mes tij dhe Ilir Metës pas largimit nga Presidenca do të ishte krej ndryshe nga ai i shumë viteve më parë, në 2009. I ftuar në “Opinion”, Berisha tha se atij i janë bashkuar njerëz që dinë se çfarë është dinjiteti. Kreu i PD-së tha se askujt nuk i është bërë një presion, sado i vogël qoftë ai, që ta detyrojë të bashkohet me Foltoren.

“Ndryshimet janë si nata me ditën. Edhe me zotin Meta në qeveri, pushteti i asaj mazhorance ishte 47% përfshi LSI, edhe ajo qeverisje non-stop çoi drejt procesit evropian. Rezultati ishte që ai nxori kampin. Me Bashën në PD u krijua një situatë e pa qenë kurrë. Njerëzit u vunë para alternativës të vazhdonin të mbështesnin Lulzim Bashën, apo të mbronin të vërtetën dhe të drejtën, ligjin dhe statutin. Ata vendosën të bashkohen me Sali Berishën dhe nuk vendosën se kishin miqësira familjare, por vetëm për shkak të fibrës së tyre politike. Vendosën, sepse e panë se ajo që ndodhi nuk mund të pranohej qoftë dhe një ditë prej tyre. Është e vërtetë që këta njerëz janë ish-drejtues të PD, por në muajt kritikë për forcën politike ata dëshmuan veten. Ata tek unë nuk i solli ndonjë ofertë e imja, por idealet e mia. Unë e nisa krejtësisht i vetëm dhe i thashë vetes “Ec, me ty mund të bashkohen ata që i thonë dinjitetit, dinjitet”. Kaq. Asnjë prej tyre nuk ka pasur joshjen e presionin më të vogël,”- tha Berisha.

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll