Politike

Padia e Blinken drejt SHBA? Berisha: Atje janë të shtrenjta gjyqet, por po konsultohem

Ai tha se po këshillohet me specialistë për ta parë më mirë këtë situatë.

30 Qershor 2022, 23:44 Nga F.M
Padia e Blinken drejt SHBA? Berisha: Atje janë të shtrenjta gjyqet,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se padinë kundrejt Antony Blinken do të mund ta ndjekë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ftuar në “Opinion”, Berisha tha se nuk ka asnjë pengesë për ta çuar dosjen në SHBA, veç faktit që atje proceset gjyqësore kushtojnë shumë. Ai tha se po këshillohet me specialistë për ta parë më mirë këtë situatë.

“Normalisht janë dy faktorë kundër, siç është imuniteti dhe ekstraterritorialiteti. Pro janë shpifja dënohet atje ku del. Unë do ta ndjek deri në fund dhe nëse gjykata franceze merr parasysh këto fakorë unë do të detyrohem një pati në SHBA. Nuk kam asnjë pengesë. Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta nuk më plotëson qëllimin e padisë. Se një proces në SHBA gjykata e merr, psh ka shpifur Delina Fico, merr dosjen verifikon dhe dënon Delina Ficon. Në një proces tjetër mund të vendosë të detyrojë të zhdëmtojë DASH. Por nuk është ky procesi im. Procesi im është për shpifje. Këshillime të tjera me specialistë të ligjeve vazhdojnë,”- tha Berisha.

sali berish antony blinken

Sondazh

Poll