Politike

“Të mos vijë në protestë”, Alibeaj-Berishës: Nostalgjik i komunizmit me gjuhë denigruese

Me anë të një postimi në Twitter, Alibeaj tha se në 30 vitet e fundit, dy gjera nuk kanë ndryshuar nostalgjikët e komunizmit si dhe gjuha denigruese e Sali Berishës.

30 Qershor 2022, 23:01 Nga I.A
“Të mos vijë në protestë”,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit deklaroi se Alibeaj nuk duhet të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. Me anë të një postimi në Tëitter, Alibeaj tha se në 30 vitet e fundit, dy gjera nuk kanë ndryshuar nostalgjikët e komunizmit si dhe gjuha denigruese e Sali Berishës.

Postimi i Plotë:

“Në këto 30 vjet dy gjëra nuk kanë ndryshuar në Shqipëri: nostalgjikët e komunizmit dhe gjuha denigruese e Sali Berishës për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai. E sigurt është që të gjithë sa më sipër janë non grata të vlerave të qytetarisë, për të cilat PD do vazhdojë të luftojë çdo ditë!

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk duhet të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut, pasi u kujtojnë demokratëve kohëra jo të mira.

enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll