Politike

“Ul kokën e hesht”, Berisha-Bardhit: S’po ta komplikoj, je thirrur në prokurori për vrasjen e Xhuvanit

Berisha tha se gjithçka është bërë për votat e Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por që edhe Bardhi ka pjesën e vet për të sqaruar.

30 Qershor 2022, 22:50 Nga F.M
“Ul kokën e hesht”, Berisha-Bardhit: S’po ta komplikoj,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili i kërkoi të heshtë dhe të mos flasë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. I ndodhur në ‘Opinon', në momentin që gazetari Blendi Fevziu i lexoi statusin e Bardhit, Berisha tha se nuk dëshiron t’ia komplikojë situatën duke qenë se deputeti është thirrur për tu marrë në pyetje në prokurori. Berisha tha se gjithçka është bërë për votat e Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por që edhe Bardhi ka pjesën e vet për të sqaruar.

“Të mos ia komplikojmë se është thirrur në gjykatë ky, nuk them që nuk duhet të thirrje, sigurisht që duhej, por aty gjithçka është bërë për votat e Taulant Ballës. Gjithçka është bërë nga shtabi i tij electoral. Gjithsesi edhe Bardhi është thirrur për të dhënë pjesën e tij dhe ka gjëra për të sqaruar,”- tha Berisha.

Ç’ndodhi mes Berishës e Bardhit?

Këtë mbrëmje, i ftuar në "Opinion", Berisha tha Arbër Paplekaj, i vetëdorëzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është një oficer shembullor që nuk do të qëllonte kurrë, në rast se nuk do t'i duhej të vetëmbrohej. Pas kësaj deklarate, Bardhi në një postim në rrjetet sociale shkruante e vërteta do të dalë në dritë, gjë që do të turpërojë vetë Berishën.

sali berisha gazmnet bardhi pjerin xhuvani vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll