Politike

Meta kryetar bashkie për Tiranën? Berisha: Iku ajo kohë kur mbështesja kandidatë, PD s'e lëshon kryeqytetin

Ai u shpreh se kurrsesi nuk do të mbështesë emra që nuk dalin nga primaret

30 Qershor 2022, 21:42 Nga F.M
Meta kryetar bashkie për Tiranën? Berisha: Iku ajo kohë kur
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur i prerë kur është pyetur nëse do ta mbështeste një kandidaturë të Presidentit Ilir Meta për kryetar bashkie në Tiranë. I ftuar në "Opinion", Berisha tha se ai do të mbështesë cilindo kandidat të dalë nga primaret. Lideri historik i PD-së u shpreh se kurrsesi nuk do të mbështesë emra që nuk dalin nga primaret dhe se nuk mund të garantojë që partia që drejton nuk do të garojë për bashkinë e kryeqytetit në lokalet e 2023-shit. 

Pjesë nga biseda:

Do e mbështesni Metën si kandidat për kryeqytetin?

Sali Berisha: Atëherë primaret

Nëse ju bëni një marrëveshje që Metës t’i lini Tiranën, s’ka primare.

Sali Berisha: Ka marrë fund koha kur Berisha mbështet këtë apo atë, Berisha mbështet atë që fiton primaret.

S’bëni dot aleanca parazgjedhore domethënë?

Sali Berisha: Nuk kemi diskutuar gjë për aleanca, nuk them dot që PD-ja nuk garon në Tiranë.

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll