Politike

Berisha zbardh prapaskenat e takimit në Baku: Sigurisht që ka rakordim me Metën!

Ai shtoi se ka një rakordim mes të dyve për vijueshmërinë e politikës në vend. 

30 Qershor 2022, 21:37 Nga F.M
Berisha zbardh prapaskenat e takimit në Baku: Sigurisht që ka rakordim
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbardhur takimin që zhvilloi me Presidentin Ilir Meta në Baku. I ftuar në "Opinion", Berisha tha se temë kryesore në tavolinë kanë qenë çështjet politike dhe problemet e vendit. Ai shtoi se ka një rakordim mes të dyve për vijueshmërinë e politikës në vend. 

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Natyrisht që për politikë diskutuam, aty nuk folëm për çështje jo politke

Çfarë keni folur, ka pasur vesh të tretë

Sali Berisha: Aty ishte një tjetër tavolinë, pa diskutim që folëm për probleme të vendit

Ka një rakordim mes jush dhe Metës

Sali Berisha: Do ketë, s’ka rëndë nëse ka apo jo. Do ketë me Metën dhe me cilëndo që dëshiron t’i bashkohet kësaj opozite.

sali berisha

Sondazh

Poll