Politike

Më 7 korrik! Konferenca e parë ndërqeveritare mbahet në një ditë me protestën e Berishës

Të dyja në një ditë.

30 Qershor 2022, 18:40 Nga F.M
Më 7 korrik! Konferenca e parë ndërqeveritare mbahet në
Shqipëri-BE

TIRANË- Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të mbahet ditën e enjtë, më 7 korrik, ditë edhe kur kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar daljen në protestë masive për rrëzimin e qeverisë. FaxNews raporton se data 7 është caktuar për këtë konferencë të rëndësishme për vendin tonë, që e afron me Bashkimin Evropian.

Ajo që dihet me siguri është se java e ardhshme do të jetë vendimtare. Kjo pasi propozimi i Emmanuel Macron po çon drejt zgjidhjes ngërçin mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll