Politike

'Fisheku' i fundit! Bullgaria bëri hapa pas, integrimi i Shqipërisë në duart e RMV

Pasi “Reuters” nxorri shkrimin për marrëveshjen e propozuar dhe të kaluar nga Bullgaria, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë thirrje autoriteteve maqedonase dhe popullit të Maqedonisë së Veriut që ta pranojnë propozimin francez. Sipas tij, kjo është propozimi më i mirë që mund të merret.

30 Qershor 2022, 18:07 Nga F.M
'Fisheku' i fundit! Bullgaria bëri hapa pas, integrimi i
Charles Michel, Edi Rama dhe Emmanuel Macron

TIRANË- Ky është shansi i fundit, nuk ka tjetër! Pritet vetëm “ok” nga Maqedonia e Veriut, sepse Bullgaria ka rënë dakord për të hequr veto-n për çeljen e negociatave. Sot, teksa të gjithë liderët e më shumë se 70 vendeve aleate të NATO-s janë mbledhur në Madrid, presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjidhur problemin që me gjuhën e Ramës po mban ‘peng’ dy vende. Pasi “Reuters” nxorri shkrimin për marrëveshjen e propozuar dhe të kaluar nga Bullgaria, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë thirrje autoriteteve maqedonase dhe popullit të Maqedonisë së Veriut që ta pranojnë propozimin francez. Sipas tij, ky është propozimi më i mirë që mund të merret. Nga ana tjetër, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur, përmes një njoftimi zyrtar, se e ka pranuar në parim propozimit të Presidencës franceze.

Por do të duhet që të diskutohet fillimisht në qeveri dhe me partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil dhe publikun e gjerë. Herën e fundit që palët u takuan ishte më 23 qershor, në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor. Në një kohë që Franca mban presidencën e radhës të BE-së, Macron u zotua në një konferencë për shtyp se do të provonte edhe “fishekun” e fundit. Bullgaria ishte shumë e vendosur për atë që kërkonte, që Shkupi zyrtar të pranonte që gjuha e saj kishte rrënjë bullgare. Por jo vetëm kaq! Bullgarët, në këmbim të një bilete vetëm vajtje në Bashkimin Europian, kërkonte që RMV të pranonte në kushtetutën e saj një pakicë bullgare dhe të anulonte “gjuhën e urrejtjes” kundër Bullgarisë. Por përgjigjia nga vendi që tashmë për këto negociata ka ndryshuar njëherë emrin e tij, ishte një “jo” e prerë. Autoritetet maqedonase u shprehën se identiteti dhe gjuha nuk ishin të hapura për diskutim. Por ranë dakord që mund të diskutohet që bullgarët janë një nga etnitë që kanë konstituar vendin. Kjo ishte marrëveshja e fundit, ndërsa nuk dihet ende ç'ka përgatitur Macron me kaq pak hapësirë sa i kanë lënë të dy vendet.

Përplasja mes dy vendeve nisi më vitin 2020, pasi deri më atëherë ishte Shqipëria problemi për mosçeljen e negociatave për shkak të problemeve me Holandën zyrtare. Por me ardhjen në detyrë pas zgjedhjeve, kryeministri Bojko Borisov, bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit së bashku. Kryeministri në detyrë Petkov tha se kushtet për heqjen e vetos ishin respektimi i qëndrimit kornizë, të cilin e miratoi Parlamenti bullgar, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohet marrëveshja e fqinjësisë.

Tentativa e fundit për pajtim u bë një javë më parë. Por dështoi edhe përpjekja e fundit e kryeministrit në ikje, Kiril Petkov. Mesa duket ai dhe presidenti Rumen Radev e kanë dhënë bekimin e tyre, Maqedonia e Veriut duhet të vendosë sërish. Pjesë e BE-së, por me çfarë kushti?

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll