Politike

VD-Berisha lexon mesazhin: Prej 30 ditësh nuk gjejmë insulin, ju quani ‘brend’ Ramën

Duke folur nga vendi në Kuvend, Berisha tha se sipas mesazhit, në Tiranë prej 30 ditësh nuk gjendet insulina.

30 Qershor 2022, 16:41 Nga I.A,F.M
VD-Berisha lexon mesazhin: Prej 30 ditësh nuk gjejmë insulin, ju quani
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka lexuar një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar në lidhje me mungesën e insulinës në vend. Duke folur nga vendi në Kuvend, Berisha tha se sipas mesazhit, në Tiranë prej 30 ditësh nuk gjendet insulina.

"Po ju lexoj këtu mesazhin që më thotë, të lutem informoi ato zonja që flasin sikur nuk jetojnë në tokë, që prej 30 ditësh nuk gjendet insulina. Ka mijëra të sëmurë që duhet të mjekohen. Së pari lidhur me Gadaffin ishte ish-ministri që më tha se çadra e tij rrethohet nga 99 truproja. Siç i thotë Milva Ramës, ata i thonin ylli i Saharasë sepse ishin në shkretëtirë. Ju keni detyra të tjera dhe jo para tij, por para qytetarëve. Ti i thua brand , ajo i thoshte ylli i Saharasë. Ka kuptim të imitosh atë të Gadaffit," tha Berisha. 

sali berisha seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll