Politike

Plani u mbajt privat, Margariti për Pallatin e Brigadave: Një pjesë për privatin, struktura akomoduese e ekspozita

Sipas ministres, godina në fjalë mund të kthehet edhe në fazën e restaurimit të tij në një farë residence profesionistësh.

30 Qershor 2022, 16:35 Nga F.M
Plani u mbajt privat, Margariti për Pallatin e Brigadave: Një
Elva Margariti

TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka folur për vendimin për Miratimin e Planit të Menaxhimit të Integruar të Ansamblit Historik të Pallatit të Brigadave që botuar në Fletoren Zyrtare. Në një prononcim për Report TV, Margariti tha se njësoj si në rastin e Butrintit, edhe për Pallatin e Brigadave, pronësia i mbetet shtetit, ndërsa Ministria e Kulturës mban peshën e zbatimit të programit. Ajo pranon që një pjesë do t’i kalojë privatit. Margariti tha gjithashtu se kanë sugjeruar që një pjesë e pallatit të vihet në dispozicion edhe për ekspozita artistike. Sipas ministres, godina në fjalë mund të kthehet edhe në fazën e restaurimit të tij në një farë residence profesionistësh.

“Trashëgimia kulturore ka disa formula për tu rijetësuar dhe në planet që kemi parashtruar kemi identifikuar një prej tyre. Rijetësimi është menaxhimi i përbashkët i disa institucioneve shtet në këtë rast mund të jetë ministria e Kulturës, ministria e Financave, drejtoria e shërbimeve qeveritare. Patjetër që ka hapësirë për një privat, por kjo është pjesë e kërkesave nëse do të vijnë! Plani është hartuar nga Universiteti Politeknik e emra si arkitektët Pirro Thomo, Armand Vokshi e të tjerë. Me nënshkrimin e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, vendimi për “Kemi hartuar një plan menaxhimi që shtron një kornizë të qartë të linjave guidë të mënyrave se si mund të zhvillohet Pallati, por mbi të gjitha se si mund të ruhet por edhe se si mund të kthejmë elementë të trashëgimisë kulturore , një element historik në një moment  të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të zonës por edhe të komunitetit përreth. E kemi bërë këtë pasi është detyrim i Ministrisë sidomos për ansamblet qëndrat historike për të pasur një plan të tillë. Pallati duhet të jetë një muze i vetvetes. Kemi sugjeruar që një pjesë e pallatit të vihet në dispozicion edhe për ekspozita artistike. Kemi sugjeruar gjithashtu që mund të kthehet edhe në fazën e restaurimit të tij në një farë rezidence nuk po themi artistësh por profesionistësh, të cilët edhe mund të qëndrojnë në pallat,”- vijoi ajo.

Qeveria vendosi të menaxhojë Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar). Plani i Menaxhimit të Integruar do të përbëhet nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, të cilët e njohin këtë monument, sipas qeverisë. Përmes vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, theksohet se ky menaxhim do të bëhet në partneritet me një periudhë prej 20 vitesh, ku pala e interesuar duhet të ketë financimin e duhur dhe përvojën për rijetëzimin e këtij Ansambli. Projekti i Pallatit të Brigadave është njësoj me atë të Parkut të Butrintit, i cili u dha për 10 vite me koncesion dhe janë të njëjtat procedura të ndjekura edhe në rastin e vendimit të fundit të qeverisë.

elva margariti

Sondazh

Poll