Politike

VD-Berisha paralajmëron padi për Ballën: 6 i kam gati për ty, shumë shpejt do shpallesh në kërkim si Gentian Sharra

Sali Berisha tha se do të përgatiste 6 padi ndaj tij, pasi e kishte akuzuar se kishte prona në Tiranë, Dhërmi dhe në Lalëz.

30 Qershor 2022, 16:25 Nga k.m.
VD-Berisha paralajmëron padi për Ballën: 6 i kam gati për
Sali Berisha
 

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nga Foltorja e Kuvendit, Berisha tha se do të përgatiste 6 padi ndaj tij, pasi e kishte akuzuar se kishte prona në Tiranë, Dhërmi dhe në Lalëz.

"Ky Gentian Sharra aty (nënkupton Taulant Ballën) ka deklarauar se Sali Berisha ka tokë në Tiranë, Dhërmi dhe në Lalëz. Do të ketë 6 padi. 3 civile dhe 3 penale. Do të dalë edhe ai në kërkim si Gentian Sharra i tij,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

48-vjeçari u arrestua më 19 maj pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që hapi dosje e zbardhi shumë ngjarje. Sharra rezulton i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai është i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas.

Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit si njeriu që lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas. Por ashtu, Berisha që prej daljes së emrit të tij në skenë, ka aluduar për lidhje me Taulant Ballën, duke pretenduar se kanë edhe biseda telefonike. 

sali berisha taulant balla seance plenare 9 qershor 2022 gentian sharra

Sondazh

Poll