Sport

VD/ Ernesto Valverde në ‘skenën’ e La Ligas, për herë të tretë trajner i Athletic Bilbaos

Ai do të prezantohet këtë të enjte dhe do të stërvisë një klub, që e ka drejtuar për herë të parë në vitin 2003, me të cilin ishte i rregullt në Europë dhe fitoi një titull.

30 Qershor 2022, 15:40 Nga DOSJA

VD/ Ernesto Valverde në ‘skenën’ e La Ligas, për

SPANJE - Pasi Jon Uriarte ka paraqitur garancitë për presidencën e tij në La Liga, klubi ka zyrtarizuar rikthimin e Ernesto Valverde në stol. Trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e klubit ‘bardhekuq’ do të përballet me skenën e tij të tretë në pankinë në ‘San Mamés’. 

Valverde do të prezantohet pasditen e kësaj të enjte në ‘San Mamés’, në atë që do të jetë akti i parë zyrtar i bordit drejtues të presidentit të ri Jon Uriarte. Ish-trajneri i Barcelonës do të nisë të hënën parasezonin me ekipin e parë me disa seanca stërvitore në Lezamën, përpara fazës që do të zhvillojnë në Gjermani në datat 16 dhe 23 korrik. 

Ka shumë mundësi që përpara se të kalojnë në territorin gjerman, ku Athletic do të luajnë një triangolare kundër Borussia Moenchengladbach dhe Duisburg dhe dy miqësore të tjera kundër Mainz 05 dhe Bochum, si dhe do të ketë një ndeshje kundër një rivali të kategorisë më të ulët në Biscay.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll