Politike

Kokalari-Ristanit: Dil nga studioja, je helmuese! Vasili: Qetësohuni, emisioni ka vend për të gjithë

Kokalari e ka  cilësuar helmuese analizën e Ristanit për abortin.

29 Qershor 2022, 22:05 Nga I.A,F.M

Kokalari-Ristanit: Dil nga studioja, je helmuese! Vasili: Qetësohuni,

TIRANË- Diskutimi për abortin ka shkaktuar debate mes Evi Kokalari dhe  nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Të ftuara në emisionin Open në News 24, Kokalari e ka  cilësuar helmuese analizën e Ristanit për abortin.

Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesja e emisionit, Eni Vasili, e cila i ka thënë Kokalarit se Ristani është në minorancë, pasi një i ftuar që mbështeste analizën e saj për abortin nuk ka ardhur, për shkak se në momentet e fundit ka rezultuar me koronavirus.

Evi Kokalari: S’do rrimë këtu të dëgjojmë analizat e një majtisti që ulëret aty. Konservatorët besojnë që liria e një njeriu fillon me një rrahje zemre e mbaron me rrahjen e një zemre. Kështu që ose do ta bësh këtë emision një emision majtist, ose do flasim dhe ne për përgjegjësinë e një individi. Kur ti ngelesh me barrë është përgjegjësia jote, kur ti nuk merr masa je përgjegjëse, ti zonjë s;duhet të jesh e pranishme në studio se je helmuese

Anuela Ristani: Vazhdoni diskutimin ju, për mua s’ka problem edhe iki.

Eni Vasili: Qetësohuni të gjithë, emisioni është Open dhe është i hapur për të gjithë. Shyqyr që kemi mendime të kundërta. Mos harroni që Ristani është minorancë, nuk është emision majtist sepse është vetëm një person këtu. Të tjerët i ka kundër.

anuela ristani evi kokalari

Sondazh

Poll