Sport

VIDEO/ Shqipëria fiton medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Suksesi i parë kuqezi në Oran mban firmën e sportit të mundjes

28 Qershor 2022, 21:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Shqipëria fiton medaljen e parë të artë në

ALGJERI - Mundja i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po zhvillohen në Algjeri. Mundësi çeçen i natyralizuar si shqiptarë Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.

Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll