Sport

Serie A ndryshon rregulloren dhe zëvendësimet, zbuloni si vendoset titulli në rast pikësh të barabarta

Lamtumirë kriterit të ndeshjeve direkte për të vendosur fituesin e titullit kampion në rast se kampionati përfundon me pikë të barabarta

28 Qershor 2022, 20:30 Nga DOSJA

Serie A ndryshon rregulloren dhe zëvendësimet, zbuloni si vendoset

ITALI- Lamtumirë kriterit të ndeshjeve direkte për të vendosur fituesin e titullit kampion në rast se kampionati përfundon me pikë të barabarta. Serie A rikthen kështu play-offin. Kjo u konfirmua zyrtarisht nga FIGC, në një deklaratë për shtyp ku njoftoi miratimin unanim.

"Këshilli Federal ka miratuar ndryshimet e nevojshme për të bërë rregullin e pesë zëvendësimeve përfundimtare (me të gjashtën shtesë në ndeshjet që përfshijnë kohën shtesë) dhe për të futur ndeshjen e play-off-it për caktimin e titullit kampion pa kohë shtesë, në rast se takimi shkon në barazim pas 90 minutave lojë."

Kështu, siç konfirmohet nga njoftimi për shtyp i FIGC, janë zbatuar përfundimisht edhe pesë zëvendësimet për ndeshje, një rregull i futur gjatë Covid-it. Sa i përket play-off-it për titullin kampion, ka ndodhur vetëm një herë, pikërisht në vitin 1964 në takimin Bologna-Inter fituar nga vendasit me shifrat 2-0.

E.Ç (Dosja.al)

serie a

Sondazh

Poll