Sport

Probleme për Tiger Woods: ish e dashura e tij Rachel Uchitel do të publikojë një libër

Ajo po flet me agjentit e njohur Vigliano në industri, për mundësinë e botimit të këtij libri që po pritet me interes

28 Qershor 2022, 18:41 Nga DOSJA

Probleme për Tiger Woods: ish e dashura e tij Rachel Uchitel do të

SHBA - Rachel Uchitel, e cila u bë e famshme si e dashura e Tiger Woods, po shkruan një libër me super agjentin David Vigliano. Libri në fjalë mund të prekë aspekte të ndryshme të jetës së Uchitel, duke përfshirë edhe vdekjen e të fejuarit të saj gjatë sulmeve të 11 shtatorit.

Sipas ‘Page Six’, libri do të trajtojë gjithashtu vdekjen e babait të saj nga një mbidozë droge, si dhe çështjet e saj të varësisë, që ajo i diskutoi gjerësisht, kur ishte në sezonin e katërt të 'Celebrity Rehab me Dr. Drew'.

Megjithatë, me shumë mundësi, tërheqja më e madhe e librit është romanca e supozuar e tij me Tiger Woods. Në nëntor 2009, ‘National Enquirer’ publikoi një histori duke pretenduar, se lojtari i golfit kishte qenë në një lidhje jashtëmartesore me Uchitel, teksa në atë kohë ai ishte menaxher i një klubi nate në New York City dhe e mohoi lidhjen.

Probleme për Tiger Woods: ish e dashura e tij Rachel Uchitel do të

Në dhjetor 2009, pasi pësoi në një aksident me makinë, Woods pranoi se kishte pasur një lidhje dhe kërkoi falje. "Unë e kam zhgënjyer familjen time dhe më vjen keq për ato shkelje me gjithë zemër,"- tha Woods 13 vjet më parë. "Unë nuk jam pa të meta dhe jam larg perfektit. Me sjelljet dhe gabimet personale po merrem pas dyerve të mbyllura me familjen time. Ato ndjenja duhet t'i ndajmë vetëm ne."

Tani, më në fund mund të dëgjojmë anën e historisë së Rachel Uchitel. “Të gjithë mendojnë se e dinë historinë e saj, por në të vërtetë nuk e dinë”,- tha një burim për ‘Page Six’. Klientja e re e agjentit të njohur Vigliano, mund të fitojë një shumë të madhe, nëse ajo vazhdon dhe boton librin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TGR Live (@tgrliveevents)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll