Sport

Neymar 'non-grata' në Paris, PSG i komunikon vendimin që nuk do i pëlqejë brazilianit

PSG ka vendosur, duan që Neymar të largohet

28 Qershor 2022, 20:01 Nga DOSJA

Neymar 'non-grata' në Paris, PSG i komunikon vendimin që nuk

PARIS- PSG ka vendosur, duan që Neymar të largohet. Sipas lajmeve që vijnë për RMC nga një burim i afërt me presidentin Al-Khelaifi, e më pas të publikuar nga ‘El Pais’ dhe ‘AS’, tashmë ka pasur një takim mes drejtuesve të klubit francez dhe babait të futbollistit.

PSG po punon për të shitur lojtarin (i cili ditët e fundit do t'i ishte ofruar tashmë Juventusit dhe Chelsea), me PSG që është gati të paguajë një pjesë të pagës sulmuesit brazilian.Drejtuesit nga Katari kanë vendosur që në klub të ketë disiplinë. Sjelljet në fushë nuk është se pëlqehen nga drejtuesit.

E.Ç (Dosja.al)

psg neymar

Sondazh

Poll