Sport

Asensio dëshiron Milanin, Real Madrid refuzon ofertën e parë

Antonio Rudiger në mbrojtje dhe Aurelien Tchouameni në mesfushë janë dy lojtarët që Real Madrid ka firmosur.

28 Qershor 2022, 20:55 Nga DOSJA

Asensio dëshiron Milanin, Real Madrid refuzon ofertën e parë

SPANJË- Antonio Rudiger në mbrojtje dhe Aurelien Tchouameni në mesfushë janë dy lojtarët që Real Madrid ka firmosur. Presidenti Florentino Perez ka premtuar një merkato cilësore, pa harruar edhe shitjet për t'i dhënë oksigjen buxhetit.

Disa skuadra italiane, si Fiorentina dhe Milan, janë gati të përfitojnë nga kjo nevojë. Ekipi nga Firence synon Luka Jovic, sulmuesin serb që nuk shpërtheu kurrë te Reali, ndërsa kuqezinjtë kanë identifikuar Marco Asension si lojtarin me të cilin do të përforcojnë sulmin.

Sipas asaj që raportohet nga 'El Bernabeu', lojtari spanjoll do të preferonte kalimin te kuqezinjtë, megjithatë kampionët e Europës do të refuzonin ofertën prej 30 milionë eurove. Për lojtarin ka interes edhe nga Anglia si Liverpool apo Manchester United.

E.Ç (Dosja.al)

asensio milan real madrid

Sondazh

Poll