Sport

E ardhmja enigmë! Armando Broja në një listë ‘pritjeje’, vendi i Lukakut është vakant

Pas përfundimit të huazimit, ai është kthyer te Chelsea. Për sulmuesin e kombëtares shqiptare të interesuar janë disa ekipe në Premier League, por edhe në Seria A

28 Qershor 2022, 19:03 Nga DOSJA
E ardhmja enigmë! Armando Broja në një listë

ANGLI - “Mirror Futboll” ka bërë analizën e disa prej lojtarëve që janë rikthyer përsëri në klubet e tyre dhe në këtë listë, kuptohet që gjendet edhe lojtari kuqezi Armando Broja. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u rikthye te ekipi i Chelseas, pas një eksperience tepër pozitive te Southampton.

Ai bërë paraqitje mbresëlënëse te ‘Shenjtorët’, duke arritur të shënonte gjashtë gola në Premier League. Pavarësisht insistimit të drejtuesve për ta blerë përfundimisht 20-vjeçarin, “blutë e Londrës” nuk pranuan asnjë ofertë për të.

Në media raportohet se Broja mund të zëvendësojë Romelo Lukakun, i cili është rikthyer në Itali te Interit. Por një garë e ashpër po zhvillohet për shqiptarin, pasi edhe ekipe të tjerë, si në Angli dhe në Serie A, kanë shfaqur interes për ta bërë të tyre sulmuesin me një të ardhme premtuese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll