Sport

Jehona vjen edhe nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare drejt Tiranës

Tirana ka mbyllur përgatitjet në tokën turke dhe tani kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë stërvitjet në kryeqytet, në pritje të turit të parë eleminator të Champions League ndaj Dudelange.

28 Qershor 2022, 19:35 Nga DOSJA

Jehona vjen edhe nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare drejt

TIRANË-Tirana ka mbyllur përgatitjet në tokën turke dhe tani kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë stërvitjet në kryeqytet, në pritje të turit të parë eleminator të Champions League ndaj Dudelange. Bardheblutë po e presin me seriozitet këtë përballje, ashtu siç po punojnë edhe në merkato. Drejtuesit kërkojnë t'i japin trajnerit Orges Shehi lojtarë me eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Pasi synuan fillimisht Arlind Ajetin dhe përgjigja e mbrojtësit ishte negative, këtë herë Tirana ka piketuar mesfushorin Emanuele Ndoj, i cili është në pronësi të Breschias. Kohët e fundit ish-mesfushori i Kombëtares ka humbur hierarki në formacion dhe këtë vit me Cosenzën i huazuar luajti vetëm 10 ndeshje, nga të cilat pesë si titullar.

Megjithë kjo nuk e ka trembur Tiranën që beson në kualitetet e 25-vjeçarit. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali është bërë jehona për këtë lëvizje. “Giornale di Bescia” shkruan se mesfushori 25-vjeçar po përgatitet që të jetë pjesë e Tiranës dhe e ardhmja duket shumë larg Italisë.

E.Ç (Dosja.al)

ndoj tirana

Sondazh

Poll