Sport

Një tjetër objektiv i humbur, Renato Sanches i thotë jo Milanit, gati transferimi te PSG

Pas Sven Botman, Milan mund të humbasë objektivin e dytë në merkato, ai është Renato Sanches.

28 Qershor 2022, 19:41 Nga DOSJA

Një tjetër objektiv i humbur, Renato Sanches i thotë jo Milanit,

ITALI- Pas Sven Botman, Milan mund të humbasë objektivin e dytë në merkato, ai është Renato Sanches. Mesfushori portugez, që prej janarit ishte në orbitën e kuqezinjve. Në orët e fundit, në Francë po përflitet se mesfushori ka pranuar ofertën e PSG.

Oferta e klubit kryeqytetas për Lille do të ishte rreth 10 milionë euro, e refuzuar për momentin, por me gatishmërinë e lojtarit për të përfunduar transferimin një vit pas skadimit të kontratës. Një marrëveshje trevjeçare është gati për portugezin – i cili dyshohet se ka refuzuar propozimin e Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

milan renato sanches

Sondazh

Poll